Kryemadhi paralajmëron Markun:
Po bashkëpunon me njerëz të rrezikshëm

Kryemadhi paralajmëron Markun:<br />Po bashkëpunon me njerëz të rrezikshëm<br>
Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, se ka hyrë në një qerthull shumë të vështirë. Kryetarja e LSI tha në studion e Report Tv se Arta Marku po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, duke thënë se bëhet fjalë për njerëzit e Rilindjes, që janë pjesë e grupit të Habilajve.

“Ka hyrë në një qerthull shumë të vështirë dhe po bashkëpunon me disa njerëz që janë shumë të rrezikshëm. Bëhet fjalë për njerëzit e Rilindjes, njerëz që janë pjesë e grupit të Habilajve. Marku mund të thoshte që nuk pranon të betohet në këtë situatë dhe të mblidhej sërish seanca”, tha Kryemadhi.

Lëvizjet e fundit të saj?
Janë lëvizjet e saj, nuk më interesojnë. Nuk kam pasur ndonjëherë besim në sistemin e drejtësisë dhe prapë nuk kam besim. Shqipëria është një vend shumë i paparashikueshëm. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)