Pas takimit me Bashën dhe aleatët e PD, Kryemadhi i bëri thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, pasi sipas tij, do të përballet jo vetëm me militantët e partisë, por me të gjithë shqiptarët.
“I bëj thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, se do përballet jo me protestuesit, por me shqiptarët. Do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët e martuar me shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, sepse do protestojnë kundër gjobave që iu vendos Rama”, tha Kryemadhi.
Më tej, ajo theksoi se nuk do të ketë dhunë gjatë protestës, duke ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe të mbajnë telefonat hapur për të regjistruar çdo tentativë provokimi nga njerëzit e kryeministrit.
“Këto janë frika e Ramës. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestë për fyerjen e madhe që ka bërë Rama, për eksodin që po krijon. Nuk ka për të pasur asnjë dhunë nesër, e vetmja mund të jetë ajo e organizuar nga provokatorët e Ramës. Ju bëj thirrje të gjithëve të mbajnë telefonat hapur për të regjistruar çdo gjë që ndodh nga provokatorët, edhe ne do të jemi të kujdesshëm të mos biem pre e provokimeve. Do të jetë një protestë shumë e bukur dhe Zoti e ka bekuar me këtë kohë e diell. Edhe Zoti është me opozitën”, deklaroi kryetarja e LSI.
d.c./shqpitarja.com
VIDEO











