Me dosje të kuqe në dorë, Kryemadhi thirret në SPAK për inceneratorin e Elbasanit: Dorëzova prova të reja për mashtrime dhe vjedhjen e parave

Me dosje të kuqe në dorë, ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbërriti në orën 10:00 në Prokurorinë e Posacme. Kryemadhi ishte thirrur si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit dhe iu përgjigj për më shumë se 2 orë pyetjeve të prokurorëve.

Në përfundim foli para mediave duke thënë se ka dorëzuar dokumente të reja që sipas saj provojnë aferën me inceneratorin e Elbasanit. Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se afera nuk është çështje e një individi por e gjithë sistemit.

"Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen. Gjëja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces siç është verifikimi dhe hetimi i inceneratorit, të bëhet e qartë se nuk është çështja e një individi por e sistemit. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit", tha Kryemadhi.

LSI prej kohësh ka bërë denoncime publike në lidhje me atë që e quajnë afera e madhe e inceneratorëve. Deklaratave i është bashkëngjitur edhe Rithemelimi i Sali Berishës por edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Prej mëse 10 muajsh, në qeli për inceneratorët është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, që po hetohet në masë arresti me burg si për impiantin në Fier, ashtu edhe për të Elbasanit. Përmes avokatit Koka ka kërkuar të hetohet në arrest shtëpie me argumentin se është sëmurë, ndërsa avokati paralajmëroi se me nisjen e gjyqit, ish-ministri do të thotë fakte të padëgjuara ndonjëherë.

Për çështjen e inceneratorëve ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, u lirua nga qelia dhe ndodhet në masë "arrest shtëpiak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Afera e inceneratorëve, Gazment Bardhi thirret në SPAK: Do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të paraqitet nesër në SPAK. Bardhi është thirrur nga organi i akuzës dhe do të paraqitet rreth orës 10:00 në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së, për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Ora 12:27
Kryemadhi del nga SPAK: U thirra si kallëzuese e inceneratorit të Elbasanit! Nuk është çështja e një individi, por e sistemit

 

Monika Kryemadhi ka folur para mediave pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK duke thënë se u thirr si kallëzuese i inceneratorit të Elbasanit. Pasi shtoi se ka dorëzuar dokumente të tjera, Kryemadhi tha se duhet të bëhet e qartë se afera nuk është e një individi por e sistemit.

"Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen dosjes. Gjëja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces siç është verifikimi dhe hetimi i inceneratorit, të bëhet e qartë se nuk është çështja e një individi por e sistemit. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit.

Dorëzova fatura të tjera që kanë të bëjnë me grabitjen vetëm për inceneratorin e Elbasanit nga një projekt i financuar prej 22 milionë euro nga qeveria ku 7.1 mld lekë janë grabitur me fatura fiktive dhe kryerje të punimeve kot. Ka dhe probleme të tjera rrugës për t’u hetuar. Përfituesi kryesor i parave është Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Ora 10:05
Me dosje të kuqe në dorë, Monika Kryemadhi mbërrin në SPAK (VIDEO)

 

Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK. Ajo shfaqet e buzëqeshur ndërsa mban në dorë një dosje të kuqe. Brenda mendohet të ketë dokumente të reja që do t’i dorëzojë për kallëzimet që kanë bërë vazhdimisht lidhur me aferën e inceneratorëve.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vila: 27/10/2022 15:59

    Spaku eshte i korruptuar,asnjehere nuk do kete drejtesi ne shqiperi vetem ne gjoftese vijnë nga jashtë prokurore e gjykates,Mona bashke me Ilirin duhet te ishin ne burg po kush me i fut? Kraja kojshia

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/10/2022 12:30

    Kryehajdutja gërthet : kape kape hajdutin. O çe ka gjet Shqiprin me monstra si Monika Kryemadhi me shok shum.

    Përgjigju
  • Liku: 27/10/2022 11:32

    Krye hajdutja con ne spak hajdutet

    Përgjigju
  • Esi: 27/10/2022 10:08

    Keto po keto si Kryemadhi si Likja e si non grata Berisha Jane hajdutet e kriminelett me te medhenj ne vend

    Përgjigju
  • joni: 27/10/2022 10:01

    hahahaha po sikur ti cojm prova ari per ilirit do ti vije mire ksaj kur ti kalbet burri ne burg hahahahahaha

    Përgjigju
  • Ylli: 27/10/2022 09:59

    Te nxjeri ndonje prov per burrrin e vet hajut kjo Po Mos te meret me te tjerer

    Përgjigju
  • fatmir: 27/10/2022 09:59

    Duhet te pergjigjet sepse sdo mend qe eshte fajtore dhe bashkepunetore ne krim me Meten dhe me Berishen.Ti je nje poshtersire e grades 0.Turp ajo familje qe te ka rrit

    Përgjigju
  • latif: 27/10/2022 09:57

    Ishalla te dalin te gjitha te palarat oj shushke gjakpirese.Me ne fund te bej dicka ai spaku dhe te te dergoj ne burg bashke me ate burrin tend kriminel dhe hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur