Këtë verë s’ka pushime, tha Monika Kryemadhi gjatë deklaratës për mediat pas seancës në GJKKO. Ndërkohë, gazetarëve iu ra në sy përdorimi i termave juridikë nga ana e Monika Kryemadhit. E pyetur nëse është juriste, ish-deputetja tha se ka studiuar për degë plotësisht të ndryshme, por “e ka detyruar halli.”
Gjyqin, që e cilësoi politik, tha se familja do ta kalojë sepse “çfarë s’të vret, të bën më të fortë.”
“Ç’të sjell halli nuk të sjell asgjë tjetër. I besoj dhe vlerësoj jashtëzakonisht avokatët, bëjnë punë të jashtëzakonshme. Dosjen duhet ta lexojë vetë i pandehuri, vetëm ai e di rrjedhën e ngjarjes. Çështja jonë është politike. Është një gjyq politik, hall që i ra familjes sime, do ta heqim. Çfarë s’të vret të bën më të fortë. Pushime të mbara!”, përfundoi Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit











