“Përshëndes aksionin e policisë shqiptare për kapjen e 613 kokainë, por nuk kuptoj faktin që Rama këmbëngul se policia shqiptare këtë aksion e ka ndërmarrë vetëm.
I bëj thirrje kryeministrit të largohet, kjo sasi rekord , aq e madhe kokaine tregon mjerimin në të cilin është zhytur Shqipëria. Krimi i organizuar që ka shkatërruar qeverinë shqiptare po vjen në çdo shtëpi shqiptare.”
Kryemadhi ka shprehur qëndrimin e saj në raport me vettingun në polici, duke e menduar atë të domosdoshëm dhe duke quajtur “të mjerueshme” gjendjen aktuale të Policisë shqiptare.
“19 amenamente janë propozuar nga LSI. Vettingu në Polici është i domosdoshëm, projektligji është shumë i rëndësishëm. Situata e policisë shqiptare është shumë e mjerueshme dhe tregon që vettingu në radhët e policisë dhe më gjërë është i domosdoshëm. Jemi në pritje të 19 amenamenteve nga ana e LSI. Ato nuk janë kapriço politike por synojnë një legjislacion që ndalon abuzimet në instrumentet e policisë. LSI ka bërë të qartë se është bashkëpunuese për të prodhuar një politikë në të mirë për qytetarët.”
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO











