Kryemadhi pret drejtuesit e LSI në Elbasan: Përballuan me dinjitet një fushatë zgjedhore të padrejtë

Kryemadhi pret drejtuesit e LSI në Elbasan: Përballuan me dinjitet një fushatë zgjedhore të padrejtë

Monika Kryemadhi në takimin me LSI

Monika Kryemadhi është rikthyer në takime me strukturat drejtuese të LSI  në qarqe. Teksa disa më parë u takua me drejtues të Beratit, ditën e sotme e kishte radhën qarku i Elbasanit.

Kryetarja e Lëvizjes  Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa ka postuar në Facebook një fotot nga takimi shprehet se ka mirënjohje për punën e tyre, pasi sipas saj janë përballur me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat kundër.

“Ekipi i Elbasanit, duke u mirëpërgatitur për të ardhmen që kemi përpara. U jam thellësisht mirënjohëse, që kanë përfaqësuar vlera të larta dhe janë përballuar me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër. Misioni vazhdon për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mori asnjë deputet në Elbasan nga 2 që kishte në katër vite që kaluan. Në të gjithë vendin LSI mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 Shkodër.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen