Ambasadorja e BE Romana Vlahutin zhvilloi një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në Kryesinë e Kuvendit. Vlahutin i dorëzoi kryetares se LSI, strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
/Shqiptarja.com
Kryemadhi është shprehur se "Integrimi i Shqipërisë në BE i takon qytetarëve dhe si i tillë ne shpresojmë që brenda qershorit ne të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave".
Strategjia e Zgjerimit u prezantua dje, ndërsa u vendos theksi te fakti që Shqipëria duhet të zbatojë Reformën në Drejtësi që të hapen negociatat me BE në qershor.
d.b/shqiptarja.com







