Kryemadhi prezanton kandidatin e Fierit: LSI kërkon të kthejë çdo gjë në duart e të rinjve dhe të rejave! Rama urren e shkatërron shtëpinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim në qytetin e Fierit ka prezantuar kandidatin e LSI për këtë qark, Klajdi Bogdanaj.

Gjatë prezantimit, Kryemadhi e ka cilësuar atë si një person që është rritur në strukturat dhe LSI, e kjo e fundit sipas saj, është një parti që i mbështet të rinjtë.

“Unë dua të falenderoj Klajdin, por nëpërmjet tij dua t’iu falenderoj edhe të gjithë juve. Ne me Klajdin njihemi që në themelimin e LSI-së. Kur është themeluar LSI-ja Klajdi ka qenë fëmijë dhe sot është baba. Kjo është LSI-ja, rritet me njerëzit, rritet me njerëzit e saj, rritet në vota. Por duhet të rritet edhe në profesionistë. Pra ne e duam sot Klajdin nga një gjimnazist që ishte në Fier, pastaj student i juridikut, tani e duam deputet. Por që të jesh deputet duhet edhe një përgjegjësi. E tha pak më përpara dhe zotëria, përgjegjësi dhe angazhim i yni, sepse në fund të fundit politika çfarë është? Është një instrument që ua bën njerëzve jetën ose më të vështirë ose më të lehtë”.

Ndërkaq ajo ka hedhur akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka shkatërruar vendin.

“Dhe nëse ne nuk do të mendojmë për vendin tonë, për të gjithë njerëzit me të cilët kemi ardhur deri këtu si një familje, normal që do të ndodhë ajo që ka ndodhur, ku taksat rriten, ku vendet e punës mbyllen, ku bizneset falimentojnë e çdo gjë tjetër. Vetëm hasmi e shkatërron shtëpinë. Vetë një njeri që urren çdo gjë e shkatërron shtëpinë. Dhe këtë ka bërë Edi Rama me Rilindjen. Prandaj dhe ne duam që të kthejmë çdo gjë në dorë të të rinjve dhe të rejave. Jo në dorë thjesht për të pasur një të ri, një 18 apo 20 vjeçar, por për t’iu dhënë shanset dhe mundësitë brezit të Klajdit, të Kejdit, të shumë të rinjve dhe të rejave të tjerë, që nuk janë thjesht të rinj, por janë njerëz me përgjegjësi, që kanë përgjegjësi politike, kanë angazhim politik, kanë dëshirë të jetojnë në Shqipëri. Dhe nëse ne nuk do të kemi një klasë politike që kërkon të jetojë dhe investojë në Shqipëri, që kërkon të rritet në Shqipëri, normal që ne do të kemi këtë shpopullim me këto ritme kaq të shpejta”, u shpreh Kryemadhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës