Kryemadhi: Pse isha kundër 
paktit të Metës me Ramën

Kryemadhi: Pse isha kundër <br />paktit të Metës me Ramën
Monika Kryemadhi, e zgjedhur zëvendëskryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim rrëfen se ka qenë skeptike sa i përket marrëveshjes së firmosur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, që i vuri ata në bashkëqeverisje në prill të vitit 2013.

E ftuar në emisionin “Komiteti”, Kryemadhi thotë se ka pasur dyshime nëse kryeministri Edi Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes, pasi për Ilir Metën, ishte e bindur në karakterin e tij besnik.
 
Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skeptike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje, duke njohur karakterin e Ilirit dhe tipin e tij e kam menduar gjithmonë që ai i qëndron marrëveshjeve dhe kjo është një nga vetitë më të mira që ai ka. Dhe gjithmonë kam qenë skeptike për sa i përket qëndrimeve të Ramës. Por sigurisht ajo ka qenë zgjedhje e Ilir Metës dhe unë nuk mund të ndërhyja. Dhe ishte dhe një vendim i kryesisë” - u shpreh Monika Kryemadhi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk