Kryemadhi: Qetësia e dashuria e
Metës i dha pushtet pakufi Ramës

Kryemadhi: Qetësia e dashuria e<br />Metës i dha pushtet pakufi Ramës<br /><br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Berati u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 27 janarit në Tiranë për të larguar Ramën nga qeveria. Ajo pranoi që edhe LSI ka mëkatet e veta, ndërsa akuzoi ish-kreun e LSI, aktualisht Presidentin e vendit, se qetësia dhe dashuria e Metës i dha pushtet pa kufi Ramës, që kriminalizoi shtetin.

Qetësia dhe dashuria e Metës i dha pushtet pa kufi Ramës, që kriminalizoi policinë e shtetit dhe sot Shqipërinë. Prandaj duhet t’i thërrasim mendjen, ne kemi dy rrugë, ose të largohen shqiptarët nga vendi ose Rama nga qeveria. Ky është shansi. Edhe ne kemi fajet tona, lejuam që për hir të stabilitetit lejuam që shqiptarët të ngarkoheshin me taksa. 27 janari ka një vlerë të rëndësishme për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare. Jemi më të varfër, të lodhur dhe nënshtruar”.

"Shqiptarët do të tërheqin Ramën zvarrë"
Edhe pse u shpreh se protesta do të jetë paqësore, Kryemadhi paralajmëron kryeministrin se qytetarët do ta tërheqin zvarrë. “Nëse në 1990 shqiptarët tërhoqën zvarrë bustin e diktatorit, me sjelljen e sotme shqiptarët do të tërheqin Ramën zvarrë për së gjalli. Protesta do të jetë paqësore, nuk ka nevojë të jemi të dhunshëm, pasi me kaq njerëz sa jemi me një frymë e rrëzojmë Ramën. Dielli jo rastësisht shkëlqen këto ditë, pasi po vjen fryma e lirisë” deklaroi ajo. Opozita në datë 27 janar do të zhvillojë në Tiranë një protestë kundër qeverisë Rama. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane