Kryemadhi: Qytetarët të ngrihen
të mos ia lëmë vendin "djallit"

Kryemadhi: Qytetarët të ngrihen<br />të mos ia lëmë vendin ">
Droga dhe krimi ishin kryefjalë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe. Ajo tha se qytetarët duhet të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe, Kryemadhi tha se vendi është në pushtetin e oligarkëve, ndërsa kërkoi mobilizimin e qytetarëve në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. 

Duke shpallur hapjen e LSI-së, Kryemadhi tha se angazhimi i intelektualëve dhe akademikëve duhet të bëhet për të mos e lënë vendin, siç tha ajo, në "duar të djallit".  

"Qeveria kujdeset vetëm për një grup oligarkësh të cilët janë pranë saj, qeverisë. Kësaj qeverie nuk ia ndjen që me mijëra fëmijë shqiptarë i zë gjumi të uritur, sepse qeveria varfërinë e quan sëmundje dhe drogën ilaçin e saj. Qytetarët meritojnë të ndjehen shqiptarë në vendin e tyre dhe jo të huaj. Të ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë frenat e vendit. Duhet t'i mobilizojmë shqiptarët, që zëri i tyre të dëgjohet, të fuqizojmë energjinë e tyre. LRI do ketë rolin kryesor për të zgjuar shpresën e qytetarëve.  

Hapim dyert e LSI për këdo që beson në kuazën tonë, kushdo që ndjehet i braktisur, i varfëruar, për t'ia dalë në këtë betejë që nuk është e lehtë me krimin dhe bandat. LSI do jetë krahëhapur për mendimin intelektuar, botën akademike, ekspertët trurin e vendit të cilët duhet të angazhohen në politikën e vendit, sepse ndryshe historia do t'i akuzojë për apatizëm. I referohem një shprehje të urtë popullore, "djalli mbizotëron kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë". Duhet të marrim një vendim përfundimtar për të vepruar, ose t'ia lëmë vendin në dorë këtij djalli...

Deklarata e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës