Kryemadhi: Rama i frikësuar, sot
aktroi duke qarë hallet

Kryemadhi: Rama i frikësuar, sot<br />aktroi duke qarë hallet<br>
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  ka reaguar në lidhje me "Komunikimin Javor" të Kryeministrit Rama  pak çaste më parë.

"Kryeministri i frikësuar edhe sot aktroi duke “qarë” hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e Vettingut. Edi Rama flet për drejtësinë ndërkohë që nuk lejon prokurorinë të hetojë për ish bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Përshëndet komisionet e Vettingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucione që faktojnë përfshirjen e ish ministrit të brendshëm në trafikun e drogës"-thotë KryemadhiAjo thotë se përballë padrejtësive të qeverisjes, guximi i shqiptarëve do të jetë më i fortë se sa  pushteti arrogant.

Statusi i plotë i Monilka Kryemadhit në Facebook:

Edi Rama në dukje i pashqetësuar aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë. Duke harruar se faktet dhe provat shumë shpejt do të çojne në bankën e të akuzuarve ish ministra dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij. Proces nga i cili as ai vetë nuk do të shpëtojë. Dhe për këtë nuk e ndihmon dot as fasada e përditshme që u ofron shqiptarëve nga ERtv apo media të tjera që i ka nën kontroll, as sharjet ndaj opozitës madje as provat gjenerale të pyetje-përgjigjeve para prokurorit. Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët.

Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant.Çdo ditë që kalon shënon afrimin drejt fundit të një qeverisje të dështuar që do mbahet mend për kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e politikës.Vendi duhet të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023