Kryemadhi: Rama iu lut LSI-së deri
në 5 qershor për koalicion, s'pranuam

Kryemadhi: Rama iu lut LSI-së deri<br />në 5 qershor për koalicion, s'pranuam<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot nga Vlora, gjatë një takimi me strukturat, se ishte LSI ajo që refuzoi vazhdimësinë e koalicionit me PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. 

Ajo deklaroi se kreu i qeverisë kishte kërkuar deri më datën 5 qershor që PS dhe LSI të shkonin bashkë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pasi detyroi Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, zgjodhi i vetëm Kryeprokurin, tani kërkon të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Gjithë ky imponim ndaj qytetarëve shqiptarë do t’i kthehet në protestë. Deri më datën 5 qershor Rama i lutej LSI për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 qershorit. E bëmë këtë pasi nuk donim të ishim pjesë e farsës së tij. Ju vetë e keni parë mënyrën sesi funksionon ky shtet. Situata ekonomike në vend është në një gjendje të tmerrshme. Doli dje në Lezhë, i mori e i çoi në polici qytetarët e Torovicës që po protestonin, që mos t’i prishej dekori”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Fjala e Kryemadhit në takimin me strukturat e LSI në Vlorë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën