Kryemadhi:Rama ka frikë të
përballet.Vasili:Do jemi këtu

Kryemadhi:Rama ka frikë të<br />përballet.Vasili:Do jemi këtu<br>
Kanë vijuar thirrjet ‘hajdutë, kriminelë’ të opozitës edhe jashtë dyerve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës plenare, e cila u zhvillua mes tensioneve të ashpra.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e quajti Ramën frikacak, pasi u largua nga ambientet e Kuvendit pa folur për mediat. 

"Ka frikë të përballet me mediat, me deputetët, me realitetin e hidhur që e ka ndërtuar vetë. Ky është një trim që trimërohet me kukullat e tij dhe ushtarët e vet, por ka frikë të përballet me të vërtetën. Kërkojmë përkrahjen e medieve për të qenë prezent në çdo angazhim dhe protestë tonën, për të treguar që ai njeri duhet të ikë për të shpëtuar veten e tij dhe shqiptarët", deklaroi Kryemadhi. 

Nga ana tjetër, kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi jashtë Kuvendit se ka neveri për socialistët, duke shtuar se opozita do të vazhdojë me këtë ritëm deri kur Parlamenti t’i kthehet normalitetit.

“Tradhtarët i interesojnë qytetarëve dhe kjo tradhti nuk ka kursyer as librat ë fëmijëve, ku 74 armiq të të varfërve nuk i ndihmuan. Sapo miratuan aferat e dy marrëveshjeve të njëpasnjëshme. Grupi kriminal drejtohet nga i pari kryeministër tradhtar, Edi Rama, pasi vendin e ka pushtuar krimi. Sot ishte për t'u diskutuar dhe u mbyll goja, sepse donim të hidhnin dritë mbi një ngjarje kriminale. Salla e Parlamentit nuk ka për të qenë kurrë e tyre dhe do t’i kthehet legjitimitetit. Kam neveri për këta persona të neveritshëm, deri sa të kthehet normaliteti do jemi këtu”, tha Vasili. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike