Kryemadhi: Rama kërkon të bëjë Damian Gjiknurin rrufe pritës por nuk ka më

Kryemadhi: Rama kërkon të bëjë Damian Gjiknurin rrufe pritës por nuk ka më


Pak ditë më parë opozita u paraqit në tryezën e reformës zgjedhore vetëm nivelin teknik, por a do të marrë pjesë në nivelin politik, apo do të mbetet kushti për largimin e Damian Gjiknurit? "Damiani dhe shefat e Damianit duhet të dalin përpara drejtësisë. E dyta, ne nuk i kemi thënë kurrë jo dialogut për reformën zgjedhore edhe para se të digjnim mandatet. Po kanë qenë disa kushte të domosdoshme. Në momentin që ne do të shkonim drejt miratimit të reformës zgjedhore në fund të vitit 2018, doli skandali i famshëm i dosjes 339. Dhe si mund të shkojmë ne të miratojmë një reformë zgjedhore kur kishte një dosje 339 që kishte dy vite që mbahej e fshehur në prokurorinë e shtetit.

Kur më pas doli 184, që në 2016 bënte xhiro bulevardit nga njëra zyrë e prokurorisë në zyrën tjetër dhe ndërkohë po përsëri tregonte skemën e deformimit, manipulimit, blerjes, kërcënimit dhe intimidimit të njerëzve për votën e tyre. Pra, reforma zgjedhore është një nga kushtet që ka opozita dhe nuk bëhet fjalë për atë që shkruhet e zeza mbi të bardhë, për ligjin për kodin zgjedhor apo për shumë procese të tjera që ne mund t’i diskutojmë në një tryezë. Problemi është, si mund të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sepse Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur ligje të gabuara, ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Por problemi qëndron tek funksionimi i strukturave të shtetit në zbatimin e ligjit.

Ne nuk u paraqitëm në nivel teknikësh. Ishte një nivel teknik dhe politik. Po për të dhënë një sinjal që ne nuk jemi kundër dialogut dhe zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Damiani është një ushtar i perandorisë së madhe. Damian Gjiknuri nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e shefit të tij. Është normale që Rama kërkon të largojë vëmendjen nga vetja e tij dhe të bëjë Damian Gjiknurin rrufe pritësin por nuk ka më, as Damian, as Saimir, as Taulant që të bëhen rrufe pritës për të. Shkaku dhe koka e gjithë kësaj gjëje është Edi Rama dhe ai duhet të marrë përgjegjësi ashtu siç marrin të gjithë përgjegjësitë e tyre." tha Monika Kryemadhi.

Por cfarë kërkon LSI-ja nga reforma zgjedhore? "Në jemi shumë të thjeshtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo që vota e qytetarit të votohet dhe të numërohet ashtu siç hidhet në kuti por edhe ai të jetë i lirë për të marrë pjesë në një votim. Kjo është, kriteret e Copenhagen këto thonë, demokracinë dhe votimin e lirë dhe të ndershëm. Është shumë e thjeshtë, unë nuk mendoj që sistemi ynë zgjedhor ka çeduar nga kodi ynë zgjedhor. Sistemi ynë zgjedhor, mund të ketë përmirësime, patjetër që ka përmirësime sepse është votimi elektronik që shkurton procesin e votimit apo shkurton edhe kohën e numërimit.

Mënyra nga më të ndryshme që hajde t’i diskutojmë, zvogëlimi i numrit të qendrave të votimit apo zmadhimi i numrit të qendrave të votimit, janë gjëra pafundësisht të cilat janë teknike por në fund të ditës, pa daljen përballë drejtësisë të dosjes 184 dhe 339, absolutisht shqiptarët nuk do të kenë besim në një proces zgjedhor sepse nëse shqiptarët nuk do të shikojnë ata që cenuan dhe rrënuan, masakruan procesin e 2017-ës dhe më pas mjafton të shikojmë votimet e 30 qershorit, por ajo është një etapë tjetër, do të shikojmë që Rilindja tregon që nuk e ka asnjëherë vullnetin politik dhe moral për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Që do të thotë, me Damian Gjiknurin pak a shumë…".


Lajmi kryesor:

Kryemadhi për Report Tv: LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje PD-PS, Metës nuk ia liroj karrigen


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?