Kryemadhi: Rama mbrojti
narkoqeverisjen, duhet bashkim 

Kryemadhi: Rama mbrojti<br />narkoqeverisjen, duhet bashkim <br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Mandateve për t’i dhënë autorizimin Prokurorisë së Krimeve të Rënda  në lidhje me procedimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Kryemadhi e ka cilësuar si një  votë  pro narkoqeverisje votën në këshillin e mandateve për refuzimin e heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit.

"Sot mazhoranca votoi pro narkoqeverisjes. Për herë të parë ndër vite pengohet prokuroria të bëjë punën e saj, për të zbardhur një veprimtari kriminale shumë të rëndë, duke mos arrestuar të dyshuarin. Ajo bëhet bllok për të penguar në mënyrë flagrante prokurorinë dhe provat që ajo disponon”-tha Kryemadhi.

"Rama me dy standarde, një drejtësi e ka  për vete dhe junicerët e drogës, dhe një për shqiptarët.Sot Edi Rama provoi se është i lidhur me bandat dhe me krimin e organizuar.Zbardhja  dhe vërtetimi i provave të sjella nga italianët do të rrezikonte qeverinë.Demokracia mori fund. Sot jo vetëm shqiptarët, por dhe të huajt e humbën shpresën për procesin e  Vettingun. Para këtij grushti ka vetëm një alternativë dhe ajo është bashkimi"-ka nënvizuar kryetarija e LSI, Monika Kryemadhi.

Deklarata e plotë  e Kryetares së  LSI, Monika Kryemadhi:

Edi Rama dhe Mazhoranca e tij e krimit kanë kryer një grusht shteti ndaj parlamentarizmit, drejtësisë dhe së vërtetës.Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte: 1 drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij të narkotrafikut dhe 1 drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë.Sot Edi Rama dhe Mazhoranca e tij e krimit kanë kryer një grusht shteti ndaj parlamentarizmit, drejtësisë dhe së vërtetës.Grushti i Shtetit ka vetëm 1 qëllim: Krijimin e hapësirave pa fund të trafikut të drogës dhe të kriminalitetit që drejtohen nga Narkoqeveria.Sot mazhoranca votoi pro Narkoqeverisjes. Për herë të parë në vite pengohet Prokuroria që të bëjë punëne saj për të zbardhur një veprimtari kriminale shumë të rëndë, duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Narkoqeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarë për mospagesën e 5000 lekë të vjetra të energjisë, tashmë për veten e saj bëhet bllok për të penguar në mënyrë flagrante Prokurorinë me masat që ajo kërkoi.Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte: 1 drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij të narkotrafikut dhe 1 drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë. Sot më shumë se kurrë, pa u bërë Vetingu në politikë, nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë për shqiptarët. Sot Edi Rama vërtetoi edhe njëherë që është peng i krimit, i bandave, por më shumë është peng i frikës dhe i kërcënimit të bashkëpunëtorëve të tij. Edi Rama me këtë votim i bëri sot shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështje shumë të rëndë do të nxjerri në dritë fakte të tjerë më të rënda të implikimit të Edi Ramës, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të të afërmeve të tij. Frika që ka përfshirë bandën e kriminalizimit të shtetit po kërcënon hapur shqiptarët dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë. Parlamentarizmi mori fund, demokracia është sot më e rrezikuar se kurrë ndonjëherë. Të dyja së bashku janë vendosur nën thundrën e krimit të organizuar dhe mafies në pushtet. Nuk ka më shqiptarë dhe besoj as ndërkombëtarë, që të besojnë në dënglat dhe batutat e tij për Reformën në Drejtësi, se paskan qenë të vërteta.

 

Një njeri që nuk i heq privilegjin e imunitetit pagatorit te tij nuk mund të pretendojë kurrë se ka vullnet dhe jo më dëshirë për të bërë Reformën në drejtësi.LSI gjithmonë ka qenë e palëkundur përsa I përket imunitetit të deputetit. Ajo ka kërkuar që në vitim 2009 që deputetët të mos kenë imunitet, e ka ripërsëritur në 2012, dhe e rikonfirmoi përsëri se kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt. Përpara këtij grushti shteti ka vetëm një qëndrim: të gjithë së bashku në një front qytetar për të shpëtuar Shqipërinë nga droga, krimi dhe Narkoqeveria që po drejton vendin. Çdo ditë që po kalon, është një ditë më shumë në tragjedinë që po kalon Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve.

 

Kryemadhi: Edi Rama dhe Mazhoranca e tij e krimit kanë kryer një grusht shteti ndaj parlamentarizmit, drejtësisë dhe së vërtetës. Kryemadhi: Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte: 1 drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij të narkotrafikut dhe 1 drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë.Sot Edi Rama dhe Mazhoranca e tij e krimit kanë kryer një grusht shteti ndaj parlamentarizmit, drejtësisë dhe së vërtetës.Grushti i Shtetit ka vetëm 1 qëllim: Krijimin e hapësirave pa fund të trafikut të drogës dhe të kriminalitetit që drejtohen nga Narkoqeveria. Sot mazhoranca votoi pro Narkoqeverisjes. Për herë të parë në vite pengohet Prokuroria që të bëjë punëne saj për të zbardhur një veprimtari kriminale shumë të rëndë, duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Narkoqeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarë për mospagesën e 5000 lekë të vjetra të energjisë, tashmë për veten e saj bëhet bllok për të penguar në mënyrë flagrante Prokurorinë me masat që ajo kërkoi.Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte: 1 drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij të narkotrafikut dhe 1 drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë. Sot më shumë se kurrë, pa u bërë Vetingu në politikë, nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë për shqiptarët. Sot Edi Rama vërtetoi edhe njëherë që është peng i krimit, i bandave, por më shumë është peng i frikës dhe i kërcënimit të bashkëpunëtorëve të tij. Edi Rama me këtë votim i bëri sot shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështje shumë të rëndë do të nxjerri në dritë fakte të tjerë më të rënda të implikimit të Edi Ramës, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të të afërmeve të tij. Frika që ka përfshirë bandën e kriminalizimit të shtetit po kërcënon hapur shqiptarët dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë. Parlamentarizmi mori fund, demokracia është sot më e rrezikuar se kurrë ndonjëherë. Të dyja së bashku janë vendosur nën thundrën e krimit të organizuar dhe mafies në pushtet. Nuk ka më shqiptarë dhe besoj as ndërkombëtarë, që të besojnënë dënglat dhe batutat e tij për Reformën në Drejtësi, se paskan qenë të vërteta.

 

Një njeri që nuk i heq privilegjin e imunitetit pagatorit te tij nuk mund të pretendojë kurrë se ka vullnet dhe jo më dëshirë për të bërë Reformën në drejtësi.LSI gjithmonë ka qenë e palëkundur përsa I përket imunitetit të deputetit. Ajo ka kërkuar që në vitim 2009 që deputetët të mos kenë imunitet, e ka ripërsëritur në 2012, dhe e rikonfirmoi përsëri se kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt. Përpara këtij grushti shteti ka vetëm një qëndrim: të gjithë së bashku në një front qytetar për të shpëtuar Shqipërinë nga droga, krimi dhe Narkoqeveria që po drejton vendin. Çdo ditë që po kalon, është një ditë më shumë në tragjedinë që po kalon Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës