Kryemadhi: Rama me oligarkët
e krimin po fundosin Shqipërinë

Kryemadhi: Rama me oligarkët<br />e krimin po fundosin Shqipërinë<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës në Kuvend për buxhetin ka propozuar amendamentet; për uljen e TVSH për ushqimet e shportës, kundër uljes së pragut të TVSH për biznesin e vogël dhe taksën zero për banesën e parë.

Çfarë morali ka qeveria kur flet për rritjen ekonomike, kur nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, por taksash. Ndërkohë që taksën për hotelet me 5 yje të oligarkëve ka vendosur që ta bëjë zero. Ne kërkojmë që të bëhet zero taksa për banesën e parë. Ne jemi kundër qeverisë për ta ulur pragun e TVSH për biznesin e vogël.

Të ulet taksa nga 20% në 5% për ushqimet e shportës. TVSH-ja në vendet e BE është 4%, ne e kemi 20%. Fondi i ndihmës ekonomikë propozojmë të shkojë 2%, që cdo familje e varfër të ketë 2 dollarë në ditë. Buxheti i qeverisë nuk është për varfrit, por për të pasurit.

Projekti “1 mld dollarë” do të fundosë ekonominë shqiptare. Ky kryeministër kërkon që të kontrollojë gjithçka me krimin dhe oligarkët, bashkë me 13 kukullat” deklaroi Monika Kryemadhi. 

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës