Kryemadhi-Ramës: Sa të marr  
frymë, nuk do pish kafe i qetë

Kryemadhi-Ramës: Sa të marr  <br />frymë, nuk do pish kafe i qetë<br>
Kryetarja e LSI ka kërcënuar Edi Ramën se s'do pijë kafe dhe as do lëvizë i qetë pas dhunës, sipas saj, që policia ka ushtruar ndaj deputetes Floida Kërpaçi dhe anëtareve të LRI në Rinas, të cilët organizuar një protestë kundër kryeministrit. 

"Edi Rama ta harrojë se gjaku i Floida Kerpaçit nuk do të lahet asnjëherë nga bluza e saj derisa të ikë ai dhe krimi i i organizuar. Sot Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe derisa të mbarojë fryma ime ai nuk do të pijë kafe asnjëherë i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëherë i qetë në rrugët e Tiranës. Ne nuk do të ndalemi, nuk do ti ndahemi atij derisa të çlirojë Shqipërinë dhe rininë shqiptare nga kthetrat e drogës dhe krimit të organizuar", u shpreh Kryemadhi.

Ajo i kërkoi ministrit të Brendshëm të hetojë shefin e policisë në Rinas, pas ndalimit të tre anëtareve të LRI-së. "Edi Rama urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja sepse rrugës për pirë kafe në Bruksel dhe më pas në Nju Jork i kishin dalë me një parrulë që i bënin thirrje për ta ndërgjegjësuar atë që të ikë dhe të mos kthehet më më. Edi Rama nuk është mësuar të shohë parrulla të tilla, është mësuar të shikojë sesa shumë e duan Edi Ramën por në fakt shqiptarët  nuk e duan më atë. Por ai urdhëroi arrestimin e  vajzave dhe ushtarët e tij të drogës, shefin e komisariatit  të Rinasit që jo vetëm ti ndalojë ato, por edhe ti dhunojë edhe ti fyejë. Ftoj zyrtarisht Fatmir Xhafaj që me të njëjtën ndjeshmëri si prind dhe me përgjegjshmërinë  e detyrës që kreu për ndërhyrjen dhe lirimin e vajzave të LRI-së, të hetojë dhe kreun e komisariatit të Rinasit për dhunën dhe fjalorin banal që ka ushtruar ai ndaj vajzave", tha ajo.

Kryetarja e LSI deklaroi se opozita nuk do t'i ndalë protestat. "Sot ishin me qindra mijëra, shqiptarë në shesh, nesër do jenë më shumë e me rradhë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm tu dreëjtohemi shqiptarëve çdo ditë qytet më qytet, rrugicë më rrugicë, derë më derë për të treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë së krimit e cila drejtohet vetëm nga një njeri i vetëm që është koka e krimit, Edi Rama".

Sa i takon zhvillimeve të sotme në Kuvend ku u zgjodh Kryeprokurorja e re, Arta Marku, Kryemadhi tha se në Shqipëri po instalohet një juntë e krimit të organizuar. "Sot ishte një ditë e turpshme e parlamentarizmit shqiptar. Paligjshmëria filloi që kur Garda e Republikës hyri në sallë pa urdhrin e kryetarit të Kuvendit, por vetëm me një shenjë të Kryeministrit. Hyrja e Gardës së Republikës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është shkelje e ligjit por mbi të gjitha tregon hapur se çdo ditë e më shumë në Shqipëri po instalohet një juntë e krimit të organizuar. Anti-kushtetutshmëria, paligjshmëria dhe kriminaliteti tashmë janë bërë një tipar dallues i qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, gjë e cila u pa edhe sot".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike