Ajo i përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë, deri edhe kërcënues ndaj kreut të qeverisë Rama, kur i kujtoi vrasjen e Esat Pashë Toptanit në Paris, nga Avni Rustemi. “Nuk do ndalem për asnjë moment. Populli shqiptar e ka vendosur drejtësinë në mes të Parisit”, tha Kryemadhi, duke iu referuar pikërisht vrasjes së ndodhur dekada më parë. “Makthi i Edi Ramës janë dosjet e tij, që flenë që nga viti 1998 në Prokurori, kur ai ishte ministër i Kulturës,” tha Kryemadhi.
“Sa i përket çizmes, meqë e kanë me merak të madh, ashtu siç ritheksova në sallën e Byrosë, çizmja është simboli paralajmërues për këtë juntë të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri”, vijoi më tej ajo.
Pas kësaj deklarate të Kryemadhit për mediat, reagoi në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Vasili i cilëson deputetët e maxhorancës “Trafikantë të Rilindjes” apo edhe “Esat Pashë Toptanë”. Ai paralajmëron Ramën duke thënë se dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun dhe se shqiptaret sipast Vasilit nuk falin. “Trafikantët e Rilindjes ose Esat Pashë Toptanët e rinj, që ia kanë shitur Shqipërinë drogës dhe kriminelëve, dënojnë deputet më të rinj të Parlamentit se mbrojtën Kushtetutën dhe Shqipërinë. Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun. Shqiptaret nuk falin…”, shkruan Vasili në Facebook.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









