Kryemadhi:Riorganizimi nis nga
gratë, javën tjetër aksioni politik

Kryemadhi:Riorganizimi nis nga<br />gratë, javën tjetër aksioni politik
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim ka deklaruar se riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat, ndërsa javën e ardhshme do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar për të shpalosur aksionin.
 
Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në cdo qelize te vendit për t'i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë cështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj.
 
Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregoj standard dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë.
 
Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas
” deklaroi Kryemadhi. 

Kryemadhi ka deklaruar se do të ketë një opozitë të fortë ndaj qeverisë aktuale, por ministrat e kësaj force politike janë ende në qeveri. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar