Kryemadhi:S'e lejojmë seancën
për kryeprokurorin,nesër beteja

Kryemadhi:S'e lejojmë seancën<br />për kryeprokurorin,nesër beteja<br>
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur këtë të diel Komitetin Drejtues Kombëtar, ku po diskutohet mbi kryeprokurorin e ri dhe planin e opozitës për protestë, që do të nisë ditën e nesërme.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama, duke iu rikthyer sërish çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kryemadhi e quajti Tahirin drejtuesin dhe kokën e trafikut të drogës në vend, ndërsa shtoi se ish-ministri është frika dhe ankthi më i madh i Ramës, i cili po kërkon të zgjedhë një kryeprokuror politik.

“Mazhoranca ka bllokuar për muaj tërë reformën në Drejtësi dhe ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Tahiri është drejtuesi dhe koka e trafikut të drogës. Frika dhe ankthi që Rama ka nga çështja Tahiri e çon drejt uzurpimit. Kërkon të zgjidhë kryeprokuror politik.

Çështja e kryeprokurorit nuk është çështje emrash, për ne ka rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe që të funksionojë për shqiptarët. Shqiptarët janë të qartë për dosjet që kanë fjetur në zyrat e Prokurorisë, si ajo e puseve të naftës. Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që këto institucione të vijojnë në këtë rrugë.

E vetmja rrugë e jona është të kthehemi në njerëz që nuk e pranojmë këtë realitet, por të reagojmë me të gjitha mënyrat që na lejon ligji dhe morali njerëzor. Rama po kërkon të fusë Parlamentin në destabilitet. Mazhoranca po shkel Kushtetutën, pasi ka dalë nga votat e drogës dhe të krimit. Ne nuk do ta lejojmë seancën nesër, duke kërkuar dhe përkrahjen e qytetarëve, për të ndaluar një njeri të çmendur. Rama ka vërtet probleme mendore, si dhe me sjelljen e tij, sepse është i kapur. S’ka investitor shqiptar e ndërkombëtar që t’ja pastrojë paratë e drogës. Do ta ndalojmë këtë monstër . Bashkohuni të gjithë nesër në orën 09:30 para Kuvendit”, tha Kryemadhi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë