Kryemadhi:S'është mashtrimi zgjidhja
për të marrë votën e shqiptarëve

Kryemadhi:S'është mashtrimi zgjidhja<br />për të marrë votën e shqiptarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim elektoral në Mollas të Elbasanit, ku prezantoi kandidatët për deputet dhe programin elektoral të LSI-së.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, qytetarë, simpatizantë, etj.
 
Në fjalën e saj përpara banorëve të Mollasit, Kryemadhi theksoi se LSI është forca politike e cila ka një filozofinë e saj përkushtimin ndaj qytetarëve dhe nuk e ndërton politikën mbi mashtrimin, ndaj LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
“Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre, me datën 25 qershor do të votojnë numrin 1, do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj”, tha Kryemadhi, duke shtuar se në programin e LSI-së do të garantohen vende të reja pune të mirëpaguara për të rritur mirëqenien e qytetarëve duke e afruar edhe më shumë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
 
“Duke garantuar vende pune të mirëpaguara, duke garantuar shitjen e prodhimit, duke garantuar subvencionin në bujqësi, duke garantuar infrastrukturën në bujqësi, ne mund të realizojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është larg, është shumë afër. Me datën 25 qershor duke votuar numrin 1, ne kemi votuar për ëndrrat tona që t’i bëjmë realitet”, nënvizoi ndër të tjera Kryemadhi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari