Kryemadhi s'kursen kritikat:
Lezha e harruar nga qeveria

Kryemadhi s'kursen kritikat:<br />Lezha e harruar nga qeveria
Një foto e cila ështe publikuar mëngjesin e sotëm në profilin e kryeministrit, ka nxitur reagimin e nënkryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
 
Sipas Kryeministrit Rama,Lezha e drejtuar sot është reformuar në krahasim me 2013-ën, që në fakt në atë periudhë drejtohej nga Viktor Tushaj, si kryetar bashkie, përfaqësues i LSI-së.
 
Ky krahasim i bërë nga Rama ka tërhequr vëmëndjen e Kryemadhit e cila është njëkohësisht përfaqësuese e këtij qyteti në parlament.
 
Nënkryetarja e LSI, shprehet se selia që duket në foto është e njëjtë, ndërsa shton se kryeministri ka harruar drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Ajo shton se pas 2013-ës, kanë munguar investimet në rrugë, kanalizime dhe shkolla.
 
Statusi i plotë i Kryemadhit: 
"Eshtë për t’u vlerësuar kujdesi që kryeministri tregon për Lezhën, qytet në fakt i transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha.
 
Në këtë foto duket qëndra e Lezhës si ka qënë dhe si ka ndryshuar ajo falë punës tonë dhe falë angazhimit të të gjithë qytetarëve. Edhe më e bukur do të ishte, edhe më shumë punë, mirëqënie, kanalizime, rrugë, shkolla dhe çerdhe do të kishte Lezha nëse do të vijoj të drejtohej nga ata që përmirësuan ndjeshëm këtë qytet.
 
Por kryeministri ndoshta ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta degjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë.
 
Por siç duket gjërat harrohen shpejt dhe  sot kryeministri ka nostalgji për periudhën kur Lezha kishte drejtimin e duhur.
 
Ndërsa selia që duket në foton e vjetër është e njëjta, me ndryshimin e vetëm se sot, në krahasim me dy vjet më parë ka më shumë të rinj e të reja që punojnë dhe motivohen për t’ i rikthyer Lezhës dhe banorëve të saj dinjitetin që meritojnë. Sepse LSI është shans për të gjithë, edhe për ata që në dukje e nënvlerësojnë".

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi