Kryemadhi:Sa më shumë prodhim
vendas, aq më e fortë ekonomia
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte sot në Bashkinë e Përrenjasit, ku mori pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore. Në fjalën e saj në Panair, Kryemadhi u fokusua te rëndësia e mbështetjes dhe zhvillimit të prodhimeve vendase në bujqësi.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte sot në Bashkinë e Përrenjasit, ku mori pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore. Në fjalën e saj në Panair, Kryemadhi u fokusua te rëndësia e mbështetjes dhe zhvillimit të prodhimeve vendase në bujqësi.
"Të jemi sa më pranë jush për të diskutuar dhe ngritur problemet që çdo ditë e më shumë të lehtësojnë prodhimin dhe të rrisim sa më shumë prodhimin vendas. Sa më shumë prodhim vendas të kemi aq më e fortë është ekonomia jonë, sa më e fortë të jetë ekonomia juaj aq më shumë zhvillohet bashkia juaj, aq më shumë kanë mundësi fëmijët tuaj për të jetuar më mirë, më të lumtur dhe më të begatë në vendin tonë. Mbarësi me prodhimet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe begati", tha kryetarja e LSI në fjalën e saj në këtë panair.
Prononcimi i Kryemadhit për media:Ishte kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair. Për mua ishte hera e parë të marr pjesë në panairin e Bashkisë së Përrenjasit. Pjesëmarrja e fermerëve me produktet e tyre bio ishte shumë interesante sepse në fakt drejt këtij promovimi duhet të shkojmë, drejt promovimit të produkteve tona bio.
Sepse ajo çka ofron Shqipëria është një nga mundësitë më të mëdha që kemi për zhvillimin e produkteve tona të cilat mos të jenë të konsumueshme vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj.
Sigurisht që perspektivat janë shumë të mira por me një organizim shumë të mirë me një përkrahje shumë të mirë që mund të bëhet qoftë nga Bashkia qoftë nga institucionet shtetërore, nga qeveria do të zhvillonte akoma më tej këtë bujqësi.
Jo vetëm bujqësinë por edhe zhvillimin e shumë produkteve të tjera siç janë ato të etnografisë, pra duke pasur parasysh kostumet e mrekullueshme të zonës së Rrajcës apo për të vazhduar më shpejt traditën dhe vlerat e patjetërsueshme të kësaj zone.
Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shpresoj që kjo gjë të vazhdojë edhe më tutje jo vetëm për produktet e vjeshtës për panairin e produkteve të vjeshtës por edhe për panaire dhe produkte të tjera që promovojnë dhe rrisin më shumë vlerat e kësaj zone.
Është një zonë e jashtëzakonshme jo vetëm nga ana e pasurisë së saj kulturore por e pasuruar me vlera njerëzore dhe humane që janë shumë të mira dhe që sot është vështirë ti gjesh në këtë realitet.
(Monika Kryemadhi duke folur në Panair)Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34.8%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.5%
Vota total: 6456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19