Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë rastisur njëherazi te Kisha Ortodokse, ku kanë uruar Kryepeshkopin Anastas Janullatos për festën e Krishtlindjeve. 

Një ditë pasi mori shtetësinë shqiptare, Janullatos ka pritur njëkohësisht Ruçin dhe Kryemadhin. Në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com duket momenti kur kryetarja e LSI e shoqëruar nga Petrit Vasili, shtrëngon duart me Janullatos, ndërsa kryetari i Kuvendit duket krejtësisht indiferent. 
ruci kryemadhi
ruci kryemadhi
(Ruçi dhe Kryemadhi në pritjen e Janullatos)

Ruçi dhe Kryemadhi janë vënë sot përballë njëri-tjetrit për herë të parë që prej protestës së javës së kaluar, kur opozita protestoi kundër zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa në seancën e Kuvendit u shënuan edhe episode të pakëndshme kur kryetarja e LSI hodhi çizmen në drejtim të kryeministrit Edi Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com