Kryemadhi: Të lobojmë për lista
zgjedhore me 50 % femra

Kryemadhi: Të lobojmë për lista<br />zgjedhore me 50 % femra
LSI sfidon partitë e tjera me përfshirjen e barazisë plotë gjinore në listat zgjedhore.

Deputetja e kësaj partie, Monika Kryemadhi tha në “Konferencën Vjetore Rajonale të Grave Parlamentare” që u mbajt dje në Tiranë se palët duhet të lobojnë për 50 % gra në listat e kandidatëve për deputetë. Ajo tha se shifrat aktuale tregojnë progres, por jo barazi.

Nëse do të bënim një analizë të listave shumëemërore të subjekteve zgjedhore që kanë kandiduar për anëtarë të këshillave bashkiak do të kemi një diferencë shumë të ngushtë midis përqindjeve. Pra, kemi gra 49. 34% dhe 50.60% burra. Ndërkohë që për Kryetar Bashkie kandidat kishim 16 gra 9.94% dhe 145 kandidat ishin burra 90.06%. Shifrat e dyta tregojnë qartazi se kemi akoma sfida të tjera përpara për përfaqësimin e drejtë gjinor.Në nivel lokal pothuajse kemi arritur një balancë natyrore gjinore, por tek e dyta ne jemi ende shumë mbrapa”-tha Kryemadhi.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë