Kryemadhi: Tahiri të arrestohej
mazhoranca i dha pushtet krimit

Kryemadhi: Tahiri të arrestohej<br />mazhoranca i dha pushtet krimit<br>
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se ka votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“ Unë kam votuar pro kërkesës së Prokurorisë. Kam votuar për të rinjtë dhe të rejat që presin diçka”, është shprehur ajo, duke shtuar se sot votat e sotme vërtetuan se krimi ka kapur mazhorancën.

Votimi i sotëm vërtetoi se krimi ka kapur mazhorancën. Vërtetoi se fjalët e Habilajve se 74 mandatet janë blerë me paratë e drogës janë të vërteta”, u shpreh Kryemadhi e cila shtoi se sot mazhoranca vërtetoi se kishte frikë nga e vërteta.

“Prandaj të nderuar kolegë  sot nuk na mbetet asgjë tjetër, vetëm tu themi  të gjitha bandave punë të mbarë, ku në brigjet e vendeve fqinje janë kapur tonelata me kanabis dhe janë ulur sa e sa avionë me drogë”, deklaroi Kryemadhi e cila përfundoi fjalën e saj duke thënë se: “Sot jam e bindur se të rinjtë shqiptar do ti thonë jo drogës dhe kapjes së institucioneve”.

Fjala e plotë e Kryemadhit
Me thënë të drejtën mendova sot se mes dashurisë për Shqipërinë dhe dashurisë mes krimit, mazhoranca do të zgjidhte dashurinë për Shqipërinë por mesa duket vesi është më I forte se dashuria dhe e mund atë. Kam votuar sot pro kërkesës së prokurorisë së përgjithshme në fakt për një bindje. Kam votuar për Kejdi Mehmetaj, për Floida Kërpaçin, për Rudina Hajdarin për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët presin diçka dhe besojnë te vendi I tyre. E duan atë dhe duan ti shërbejnë atij. Sot mazhoranca humbi një shans ku të tregonte hapur që është e sinqertë në luftën e saj ndaj krimit, drogës por votimi I sotëm tregoi se krimi ka kapur mazhorancën. Vwrtetoi fjalët e Habilajve që 74 mandatet e PS janë mandate të blera me paratë e drogës, me paratë e krimit, me paratë e vuajtjeve dhe gjakut të shqiptarëve.Pas këtij votimi ky parlament mw ngjan si Koorporata e Latifondistëve të Hashashit ku secili mban një parcelë.

Parlamenti Shqiptar nuk është gjykatë politike por është institucion që prodhon politikë dhe krijon shanse për të gjithë. Ju sot treguat që nuk shkëputeni do nga krimi dhe me votën tuaj donit ti jepnit shansin krimit, drogës. Ska problem, se ulin zërin që mos të dëgjojnë. Po mos u shqetësojnë se kamerat dëgjojnë. Se unë nuk flas për ata flas për shqiptarët. Me votën e tyre iu mohua shansi shqiptarëve për të pasur një Shqipëri Europiane. Treguat që nuk doni të dali e vërteta në shesh, treguat që keni frikë nga e vërteta. Treguat që jeni peng I krimit dhe I trafikut të drogës. Dua ta mbyll me një pasazh. Jo se jam juriste si Ulsiu, por do të them. Në raportin e Komisionit të Venecias, në maj të 2014 për fushën e veprimit dhe heqjen e imunitetit parlamentar. Komisioni I Venecias vlerëson për më tepër që organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëj vlerësim ligjor të çështjes. Në veçanti ky organ nuk duhet në asnjë rrethanë të jap qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo të bazueshmërisë së procedimit criminal.

Ky veprim I sotëm tregoi edhe njëherë që mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi. Tregoi dhe njëherë që mërzitjen dhe dhimbjen dhe neveritjen e shqiptarëve që kishte ndaj sistemit e përdori me hipokrizi për ta kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer në një vegël të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës.Prandaj të nderuar kolegë mendoj që sot ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti themi punë të mbarë të gjitha bandave të cilët vetëm në vitin 2017, janë kapur 13 ton drogë. Në detin midis Shqipërisë dhe Italisë janë kapur 23 ton drogë. Në greqi janë kapur 11 ton drogë. E sa e sa avionë të tjerë janë ulur e janë ngritur në pistat e vogla.Kështu që nuk më mbetet gjë tjetër veçse punë të mbarë tju them. Por jam e bindur që shqiptarët nuk do ta lejojnë që kjo gjë të vazhdojë më tutje. Jam e bindur që shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet e shëmtuara që shikojnë dhe hipokrite sesi krimi I organizuar dhe bandat drejtojnë shtetin shqiptar. Dhe jam e bindur që më shumë se kurrë të rinjtë shqiptar do ti thonë jo drogës, jo krimit dhe jo kapjes së institucioneve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit

Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit