Kryemadhi takon shoqatën "Vatra" në
SHBA: Mbajtët gjallë vlerat kombëtare

Kryemadhi takon shoqatën "Vatra" në<br />SHBA: Mbajtët gjallë vlerat kombëtare<br>
Në vijim të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me shoqatën më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë, “Vatra”.

Kryemadhi vlerësoi shumë pozitive çdo përpjekje që shqiptarët bëjnë për të kompaktësuar gjithmonë e më shumë komunitetin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare shqiptare në një vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e LSI theksoi se sa më i fortë, sa më i stabilizuar e sa më mirë të eci shteti mëmë, kjo është një mbështetje për emigracionin dhe diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo premtoi se kontaktet do të jenë të vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar dhe me kualitetet intelektuale qe Vatra ka, edhe për cështje që kanë të bëjnë me zhvillimin sa më të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë mëmë e Diasporës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim