Kryemadhi thirrje Ramës:Dorëzo
‘Lolo'-n, do të të demaskojmë

Kryemadhi thirrje Ramës:Dorëzo<br />‘Lolo'-n, do të të demaskojmë<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa i ka kërkuar të dorëzojë ish-ministrin Tahiri dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Nga qyteti i Shkodrës, gjatë një takimi me strukturat e LSI, Kryemadhi deklaroi se Rama është kthyer në një lolo televizionesh, ndërsa gjendja e varfërisë dhe papunësisë në vend janë alarmante.

Sipas saj, LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Më tej, Kryemadhi tha se qeveria mendon më shumë për oligarkët se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë, duke shtuar se ajo iu zhvati 70 milionë euro qytetarëve për t’ia dhënë oligarkëve.

“Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama një kryeministër në ikje i frikësuar. Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin. Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët, se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ia u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70 mijë vende të reja pune”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takim me strukturat drejtuese të LSI Shkodër, fjal a eplotë:

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të LSI së Shkodrës. Në këtë takim, Kryemadhi shoqërohej nga Sekretari I Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe deputeti I LSI së Qarkut Shkodër, Agron Çela. Duke u ndalur në situatën aktuale politike, kryetarja e LSI tha krimi I organizuar dhe trafiku kanë kapur shtetin, ndërsa kryeministri Rama jo vetëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim por endet si lolo ekraneve televizive.

“Kryeministri është kthyer në një lolo televizive që po e shohim çdo ditë dhe më shumë. Është kthyer në një lolo qesharake por unë do ti bëja thirrje këtu nga Shkodra që ta lëshojë Lolon mos ta mbaj peng atë. Është shumë e thjeshtë, për tu çliruar dhe ai vet nga ky zinxhir kriminal i cili jo vetëm e ka kapur dhe e ka zënë fort por po i merr shpirtin dhe frymën çdo ditë dhe më shumë duke e kthyer në një personazh qesharak të Shqiptarëve”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se LSI është më shumë se kurrë e vendosur për të demaskuar kryeministrin dhe zinxhirin kriminal që ai ka instaluar. Kryemadhi tha kryeministri Rama është jo vetëm në ikje por edhe në panik.

Ajo solli në vëmendje edhe mitingun madhështor që u zhvillua në Tropojë për inaugurimin e bustit të Azem Hajdarit, ceremoni kjo e cila sipas kryetares së LSI u censurua në ekranet televizive me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Ajo çka ndodhi dje ishte prapë shumë e shëmtuar, për ne por tregonte frikën e një kryeministri në ikje. Kur në qytetin e Tropojës bëhej inaugurimi i bustit të Azem Hajdarit, i cili ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm dhe kryeministri e censuroi këtë aktivitet në të gjitha mediat shqiptare”, tha ajo.

Kryetarja e LSI tha se situata ekonomike në Shqipëri është alarmante, se qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, ndërsa mijëra të rinj kanë humbur shpresat për tu punësuar në Shqipëri. Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se është në anën e oligarkëve, Kryemadhi tha se LSI nuk do të rreshti së ofruari alternativat për zhvillimin dhe luftën kundër varfërisë, “Ne jemi të vendosur në rrugën tone.

Jemi të rreshtuar nga ata njerëz të cilët marrin më pak se 2 dollarë në ditë”, tha ajo. Kryetarja e LSI tha se qeveria shqiptare nuk po bën asgjë për shqiptarët, por vazhdon të favorizojë dhë të punojë për oligarkët. “Vetëm në këtë vit qeveria shqiptare ju ka hequr nga xhepat shqiptarëve 70 milion euro të cilat I ka kthyer dhe ua ka dhënë në xhepat dhe në duart e oligarkëve. Ku këto 70 milion euro të cilat u janë grabitur shqiptarëve mund të ishin e pakta 70 mijë vende pune për shqiptarët”, tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

[gallery]24455[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej