Kryemadhi: Vendi shumë shpejt
në zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Vendi shumë shpejt<br />në zgjedhje të parakohshme<br /><br>
Kryetarja e LSI, e pranishme në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtarë të LRIS-së, ka deklaruar se Shqipëria do kalojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Nga selia e LSI-së ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të largohet, pasi sipas saj ka rënë moralisht dhe për këtë duhet ti hapë rrugë një lideri të pavarur nga krimi. 

"Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët s’mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera. I bëj thirrje Edi Ramës, ai ka rënë moralisht si kryeministër si politika, të iki e ti hapi rrugë një njeriu që e donë vendin, një njeriu të pavarur nga krimi, droga, qoftë edhe nga fiksimet e veta mendore", tha Kryemadhi. 

Më tejë Kryemadhi tha se lufta e LSI-së është ajo kundër krimit, që sipas saj, sot drejton shtetin.

"Kjo nuk është një sfidë që duhet marrë me sportivitet, por seriozisht. Sfinda për luftën kundër krimit. Një betejë që donë zemër. beteja me krimin është një betejë  e vështirë sepse krimi sot drejton shtetin, policinë e institucionet, por nuk drejton zemrat e të rinjve të cilët jam e bindur që e kanë ndarë mendjen për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Rama vazhdon ta kapi drejtësinë me falangat e krimit ët organizuar.", tha Kryemadhi.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës