Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Përrenjasit, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Elbasanit.
E pranishme ishte edhe Zv.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, e cila u shpreh se vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë.
“Vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave. Vota për LSI-në sot është për një Shqipëri më të mirë, më të begatë, për një familje më të shëndetshme dhe mbi të gjitha për një Shqipëri me të ardhme të ndritur. Ky është shansi ynë. T’ia japim këtë shans LSI-së në mënyrë që t’ia japim këtë shans Shqipërisë që të jemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane”, u shpreh Kryemadhi.
Ndërsa, kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, theksoi në fjalën e tij se politika duhet të jetë shërbëtore e qytetarëve dhe për këtë arsye duhet votuar LSI-në.
Haxhinasto tha se rinia shqiptare duhet të ketë në sistem arsimor më cilësor, që të ketë më shumë shanse për të ardhmen.
“Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam që rinia të ketë të ardhme, të ketë mundësi, të ketë shanse, duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam një sistem arsimor cilësor, më pak të kushtueshëm, që përgatit njerëzit për punë, që i jep atyre shansin e vërtetë të punësimit, jo diploma që t’i tundin dhe pa asnjë vlerë, duhet të votojmë LSI-në”, deklaroi Edmond Haxhinasto.
Gjatë takimit, kandidatët për deputetë të LSI-së shpalosën programin e LSI-së, që parashikon më shumë vende pune për të rinjtë, ulje taksash dhe një edukim më cilësor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
38.8%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 6927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E adresova problemin tek kryeministri', Andia Ulliri rrëfen bisedën me Ramën për banorët që preken nga Thumanë-Kashar: Më tha të shkoj tek Ministria e Infrastrukturës
30 Korrik, 18:22
-
Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin
30 Korrik, 18:12
-
Spiropali mban fjalën e parë si kryeparlamentare, Noka hedh shishe me ujë në drejtim të kryeministri Rama
30 Korrik, 18:03
-
Tensione në Kuvend, Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty! Vokshi hedh letra ne drejtim të kryeministrit
30 Korrik, 17:57
-
Rama ulet në vendin e deputetëve, i afrohet Andia Ulliri dhe e pyet për Thumanë-Kashar
30 Korrik, 17:56
-
Deputetët e PDIU-së 'tradhtojnë' opozitën, votojnë pro emërimit të Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin
30 Korrik, 17:48
-
'Të shkarkoi si leckë', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
30 Korrik, 17:19
-
Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament
30 Korrik, 17:12
-
Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit
30 Korrik, 16:58
-
Zjarri në Shëngjin, 2 avionë Canadair pritet të vijnë në ndihmë, Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile
30 Korrik, 16:57
-
Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona
30 Korrik, 16:57
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40