Kryemadhi: Zonjë s'të bën titulli
por përkushtimi për familjen e vendin

Kryemadhi: Zonjë s'të bën titulli<br />por përkushtimi për familjen e vendin
Gjatë fjalës së saj të mbajtur në Konventën e LSI-së, deputetja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi uroi Metën për zgjedhjen si president, ndërsa është shprehur se mbi të gjitha ndihet e nderuar që është bashkëshortja e Ilir Metës.

Ajo tha se asnjë ceremonial nuk i përcakton kufijtë e të qënit një grua e parë.

“I uroj suksese Metës në detyrën e re. Ka dhe nga ata që thonë se unë do të jem sipas protokollit zonja e parë.Ju them se unë jam e nderuar në ceremonial, por unë ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës.Unë jam zonjë vite më parë, kur nisëm rrugëtimin politik.

Asnjë ceremonial nuk i përcakton kufijtë e të qenit një grua e parë.

Ndaj këtë titull e të qënit bashkëshortja e Ilir Metës e ndaj me gratë që janë zonja të para në shtëpitë e tyre dhe tonën.Asnjë titull nuk të bën zonjë, veç përkushtimi që kë ndaj familjes dhe vendit.Ne nuk mund të premtojmë gjëra që nuk mund të arrihen, pra ne po përpiqemi që të përmirësojmë jetët tona.

I them vetes dhe familjes së madhe të LSI se çdo qelizë e imja do të jetë për të bërë Shqipërinë më të mirë. Jam e nderuar që më propozoni zëvëndës kryetare të LSI. Me rëndësi është të mbetemi me këmbë në tokë. Do realizojmë premtimin tonë”,
- tha Kryemadhi.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare