Kryemadhi-Bashës: Mos ki frikë, virusi nuk futet në LSI! Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pasi u pyet për reagimin e kreut demokrat Lulzim Basha për faktin se ajo nuk mban Covid, ka thënë se të gjithë të rrinë të qetë sepse virusi nuk futet në LSI.

"Gjëja kryesore që duhet të bëjë Rama, mbajtja e maskës ia shtoi rastet, nuk ia zvogëloi. Ka qindra shqiptarë që marrin ilaçe në shtëpi dhe shkojnë deri në 1 mijë euro.

Meqë ky qenka menaxher i madh, s’ka nevojë të bëjë salltanet të madh, t’u paguajë shqiptarëve lekët e kurimit, të dezinfektojë shkollat. Fëmijët janë kryesorë, nuk sëmuren, por e transportojnë.

Fëmijët hyjnë tufa tufa nëpër klasa, dalin tufa tufa. COVID-19 kërkon dezinfektim, sapun dhe ujë të ngrohtë. Ushqim për imunitet të fortë, dhe në momentin që sëmuresh duhet mjeku. Cili mjek? Ky i largoi të gjithë nga vendi. Virusi nuk futet në LSI. Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë. Kështu që mos i zërë meraku kot”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi sfidë kryeministrit: Rama s'ka shans të dalë i pari, i treti ose i katërti po! Meta më mban distancë pse s'vë maskë! Basha të mos ketë frikë se Covid s'hyn te LSI


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg