Vijon gjakderdhja në Afganistan në javën e parë të muajit të Ramazanit.

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur dhe 87 të tjerë të plagosur për shkak të një shpërthimi të ndodhur gjatë funeralit të njërës nga viktimat e përleshjeve të djeshme. 

Atentati ka ndodhur në momentin e ceremonisë mortore të djalit të presidentit të Senatit, Alam Ezidyar.

Sipas BBC janë verifikuar tre shpërthime dhe dëshmitarët flasin të kenë parë të paktën trupat e dy kamikazëve. 

Koordinatoi i qeverisë afgane, i cili ka dhe funksionet e kryeministrit, ka qenë i pranishëm në ceremoni, por nuk ka pësuar lëndime. Talebanët e Shtetit Islamik kanë deklaruar se nuk janë përgjegjës të sulmit.

Menjëherë pas shpërthimit të trefishtë, Zabihullah Mujahid, ka dalë në një komunikatë ku përjashtoi Shtetin Islamik nga përgjegjësia e sulmit.

Redaksia Online
J.SH/Shqiptarja.com