Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.
“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese ndërkohë që fliste gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”.
Anthony Albanese është djali i një marinari, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane (me origjinë irlandeze).
???????????????? Video: Australian PM Anthony Albanese statement at the launch of the Parliamentary Friends of Albania group, acknowledging his Albanian connection. pic.twitter.com/xtlQn5Weam
— kos_data (@kos_data) November 26, 2024
Ja njeriu pa komplekse dhe i drejte! Jo si leganat shqiptare qe e quajne veten grek
PërgjigjuEeeee kjo qe thua ska lidhje me njerzit po Shqiperine e varfer. Sepse te njeten gje te besh edhe ti nese te japin 500 euro pension cdo dite, bursa shkolle per femijet, mejkime falas ne spitalet greke etj etj. Nuk jetojne dot patriotizen njerzit ne Shqiperi por me halle.