Xhihadistët, që ndërmorën atentatet vetëvrasëse në Aeroportin “Zaventem” të Brukselit dhe në stacionin e metrosë së Maalbeekut, kishin kërkuar në internet informacione mbi zyrën dhe shtëpinë e kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.

Detajet e lëvizjeve të tyre u zbuluan në kompjuterin e agresorëve të hedhur në një kosh mbeturinash. Raporte të pakonfirmuara thone se laptopi mund të përmbajë skedarë me planimetrinë e ndërtesës, si dhe fotografi të zyrës së kreut të ekzekutivit.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)