TIRANE - Kuvendi i ri pritet të konstituohet mes datës 7-17 shtator, që do të shënojë dhe ligjërisht nisjen e legjislaturës së re, e cila do të mbyllet në vitin 2017. Kjo pasi sipas Kushtetutës ,“Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati.” Dhe Kuvendi i legjislaturës aktuale është mbledhur më 7 shtator të 2009-s.
Seancën e parë të Kuvendit do ta drejtojë Kryeministri aktual, Sali Berisha. Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit përcakton që, “mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.”
Më i moshuari është Berisha (68 vjeç). Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë, që është Namik Dokle (67 vjeç).
Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.
Kushtetuta parashikon se, “Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.”
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com