Kryeministri Berisha vizitë
në shtëpinë e Ilir Metës

Kryeministri Berisha vizitë<br />në shtëpinë e Ilir Metës
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha i bëri një vizitë të paprecedentë aleatit kryesor në "qeverinë e Integrimit", siç quhet koalicioni PD-LSI prej shtatorit 2009. Rreth orës 19.00 të mbrëmjes, eskorta e makinave qeveritare ndaloi në fund të rrugicës që devijon përballë shumëkatëshit "Sky Tower" në zonën e ish-bllokut, ndërsa Berisha u fut në godinën e verdhë, përkundruall ish-restorantit "Berlin".

Vizita e kryeministrit Berisha është e para që bëhet në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, i cili të hënën duhet të paraqitet në Gjykatën e Lartë për tu njohur me vendimin e drejtësisë mbi akuzat e bëra ndaj tij nga ish-ministri i METE, Dritan Prifti.

Të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për ABC News Berisha, për herë të parë shprehu publikisht mbështetjen për aleatin në qeverisje, duke premtuar se do të ishte gati ta rikthente në qeveri, nëse këtë e propozonte LSI-ja. Por për shumëkënd deklarimi i Berishës duke mbrojtur publikisht Metën u konceptua si presion i hapur ndaj Gjykatë së Lartë, katër ditë para dhënies së vendimit për ish-zv.kryeministrin. . (Në foto: Berisha duke dalë mbrëmë nga shtëpia e Metës)

(Çfarë është diskutuar në darken e shtruar nga Ilir Meta për Sali Berishën dhe për dhunimin e gazetarit që kërkoi të filmonte mund ti lexoni sot ne Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë