SOFJE - Kryeministri bullgar, Plamen Oresharski deklaroi sot se me afrimin e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë do të paraqiste dorëheqjen në fund të korrikut, por me kusht që të jetë shumica e nevojshme në parlament që ta votojë.
Javën e kaluar tre forcat kryesore politike në parlament, socialistët (BSP), konservatorët e GERB-it dhe liberalët e partisë së minoritetit turk (DPS), arritën në marrëveshjen që më 5 tetor të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme.
Ultranacionalistët e partisë ATAKA nuk kanë marrë pjesë në këto bisedime dhe nga dita e sotme do të fillojnë të bojkotojnë punimet parlamentare duke sjellë probleme në votimet në parlament.
Pas dorëheqjes së qeverisë së Oresharski, e mbështetur nga BSP dhe DPS, presidenti Rosen Plevneliev duhet të emërojë një qeveri të përkohshme. Në këtë krizë politike në Bullgari u arrit pasi Partia Socialiste mori rezultate zhgënjyese në zgjedhjet evropiane të 25 majit./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com