TIRANE- Edhe Çekia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e lidhur këtë me prishjen e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ. Kryeministri i këtij vendi, sipas mediave çeke, ka deklaruar se ishte një shpronësim i paprecedent i CEZ. “Ne besojmë se CEZ do të fitojë në arbitrazh. I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do bllokoj marrëveshjen me BE.
Nuk është një gjë e këndshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rusnok duke paralajmëruar rrezik të statusit dhe në qershor nëse qeveria shqiptare nuk arrin akordin me kompaninë çeke të energjisë. Megjithatë, për momentin Çekia nuk ka si të vendosë veton, pasi statusi është shtyrë. Por kryeministri çek, që pak ditë më parë u kryqëzua për një fyerje ndaj Nelson Mandelës, lëshon një fyerje për shqiptarët. “Nuk do më duhet të vendos veton pasi as holandezët, gjermanët, francezët dhe britanikët nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e këtij vendi të bukur ballkanik të mbushur me trafikantë droge”, tha ai.
Masat e qeverisë “Rama”
Qeveria shqiptare ka miratuar kohë më parë ngritjen e grupit të punës për negocimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me kompaninë CEZ. Këshilli i ministrave bën me dije se vendimi ka si qëllim ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe me përbërje përfaqësues të kryeministrisë, të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Avokaturës së Shtetit për negocimin me CEZ, a.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar. Më këtë mënyrë qeveria ka nisur zyrtarisht negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ Shpërndarje.
Ky vendim i qeverisë shqiptare synon që të shmngë gjyqin me këtë kompani në arbitrazh. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kërkohet ngritja e një grupi pune për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ, çka nënkupton edhe një rikthim të mundshëm të kompanisë çeke. Pavarësisht problematikës ku ndodhet kompania CEZ, me një seri gjyqesh në Arbitrazh, kjo kompani është programuar të jetë një nga burimet themelore për gjenerimin e të ardhurave. Dhe kjo do të ndodhë me grumbullimin e parave të energjisë që shpërndahet në rrjet. Qeveria e re po synon një reformë thelbësore në këtë drejtim, e kombinuar në dy linja. Do të nisin bisedimet me çekët e CEZ për të zgjidhur problematikën me pronësinë e kompanisë jashtë Arbitrazhit, ndërsa do nisë gjetja e mënyrës për mbledhjen e faturave të energjisë.
Cameron dje: “Shqipëria të bëjë hapa para për në BE”
Shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE morën një goditje të premten pasi kryeministri i Britanisë, David Cameron tha se ai nuk do të aprovojë ofertën për statusin e kandidatit. Duke folur pas mbylljes së samitit të BE dje ai konfirmoi se qeveria e tij nuk e mbështet aktualisht statusin e kandidatit për Shqipërinë, duke shtuar se “duhen bërë shumë hapa përpara se Shqipëria të bëhet kandidate”. Britania më përpara ishte parë si një mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE, veçanërisht në Europën lindore.
SHBA, Harf:“Presim me padurim Shqipërinë anëtare BE”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar ato vende të cilat synojnë integrimin në strukturat europiane, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë. Deklarata erdhi nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mary Harf e cila e pyetur nga agjencia e lajmeve MIA theksoi se Shtetet e Bashkuara po presin me padurim ditën kur vende si Shqipëria dhe Maqedonia të integrohen plotësisht në institucionet europiane, sepse në këtë mënyre do të thellojmë më tej marrëdhëniet tona dhe partneritetin e Shteteve të bashkuara me këto vende.
“Ne presim me padurim ditën kur këto dy vende do të integrohen tërësisht në institucionet europiane. “Integrimi i tyre në institucionet europiane do të thellonte marrëdhëniet dhe partneritetin tonë me ta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf në një reagim të saj pas shtyrjes që BE-ja dha për statusin e Shqipërisë. Në konferencën e rregullt për media në Uashington, Harf ka folur për procesin e euro integrimeve në Ballkanin
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com