Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë në fund të shtatorit i ftuar mes liderëve nga e gjithë bota, në iniciativën globale “Clinton”.

Fondacioni i familjes së ish-presidentit Bill Klinton, do të organizojë eventin e përvitshëm në qytetin e Nju Jorkut në datat 26-29 Shtator.

Eventi e  “E ardhmja e impaktit” është i 11-ti i fondacionit dhe ka për synim të lokalizojë sfidat globale të dekadave të ardhshme.

Mes 1 mijë liderëve botërorë të fushës së biznesit, politikës, qeverisjes, filantropisë apo shoqërisë civile i ftuar do të jetë edhe kryeministri i Shqiptar, Edi Rama.

Po ashtu e ftuar do të jetë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Fondacioni “Clinton” drejtohet nga ish-Presidenti, Bill Clinton dhe nga vajza e tij, Chelsea Clinton, dhe është një ndër fondacionet më me influencë në glob.

Ndërkohë, anëtarja e tretë e familjes, Hilary Clinton garon për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )