Kryeministri francez Cazeneuve:
Lufta me terrorizmit është e gjatë

Kryeministri francez Cazeneuve:<br />Lufta me terrorizmit është e gjatë
Kryeministri francez Benard Cazeneuve, në një deklaratë i ka kërkuar popullit të tij që të mbështet vendin në luftën kundër terrorizmit.

“Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë sepse asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga një përgjegjësi e tillë”, është shprehur ai.

Kryeministri francez ka theksuar se Franca duhet të vazhdojë të bëjë zgjedhje buxhetore të qarta dhe ambicioze në favor të ushtrisë si dhe të vazhdoj të mbështesi me një planë afatgjatë atë që është bërë gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

“Për herë të parë pas dekadash, efektivët tanë janë shtuar, siç e dëshmon edhe buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017”, ka deklaruar Cazeneuve , duke shtuar se ka qenë vet presidenti i vendit, ai që ka vendosur në dispozicion të ushtrisë burimet e duhura për të realizuar misionet e tyre.

Franca është një nga vende që është goditur më shumë nga sulme terroriste gjatë këtyre 4 viteve të fundit, ku kanë humbur jetën disa qindra persona dhe janë plagosur dhjetëra qindra të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqipatarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot