Kryeministri francez: Terrorizmi
një luftë e gjatë, të tjera viktima

Kryeministri francez: Terrorizmi<br />një luftë e gjatë, të tjera viktima
''Të tjerë të pafajshëm do të humbasin jetën”, është kjo deklarata që ka dhënë kryeministri francez Manuel Valls ndërsa në Paris u rizgjua frika e terrorizmit pas vrasjes së dy policëve .

“Kjo luftë do të zgjasë, Do të akuzohem se po shtoj më shumë ankth por realiteti është realitet,” shtoi Valls. 

Menjëherë pas tragjedisë në Bataclan, kryeministri u shpreh i bindur se kërcënimi do të vijonte, ndërsa qeveria shpalli gjendjen e emergjencës e cila vijon të mbetet në fuqi.

Sipas tij vendi është përballë një kërcënimi global, pasi ka armiq të brendshëm të radikalizuar të aftë të veprojnë në çdo moment.

“Duhet të vijojmë me punën tonë, t’i japim informacion policisë. Por do të kemi sulme të tjera sepse po përballemi me një organizatë terroriste e cila përdorë shumë metoda për të shtuar frikën dhe për të na ndarë” u shpreh kryeministri.

Ndërkohë një tjeter paralajmërim vjen dhe nga shërbimet belge të cilat thonë se grupe të vegjël terroristësh po vijnë nga Siria për të goditur Francën dhe Belgjikën.

Të ndodhur përballë frikës që risolli vrasja e dy policëve diten e djeshme nga radikali Aballa, presidenti Hollande kërkoi më shumë aksione të përbashkëta. Madje ai pati një telefonatë me homologun amerikan Obama për të rritur bashkëpunimin mes forcave të sigurisë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......