ATHINË - Kryeministri Grek Aleksis Tsipras do të vizitojë presidentin rus Vladimir Putin më 8 prill, një muaj përpara vizitës së planifikuar, teksa anëtarët e Eurozonës kërkojnë të shmangin falimentimin e vendit.
Vizita e Tsipras në Moskë është konfirmuar nga zyrtarët e qeverisë të cilët sqaruan se takimi i planifikuar për 9 maj, u përshpejtua për shkak të “kushteve ekonomike mbytëse” të vendosura nga kreditorët Europianë.
Tsipras erdhi në pushtet pas zotimeve për t’i dhënë fund masave të shtrëngimit, por bisedimet me kreditorët e Eurogrupit për reformat financiare të greqisë kanë hasur në mosmarrëveshje. Greqia ka nevojë për zgjatjen e borxhit të shpëtimit dhe për katër muaj të ardhshëm, që konsiston në një vlerë prej 240 miliardë eurosh. Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë të njohur si “troika” janë të papëlqyer nga grekët.
Ndërkohë ndërsa tensionet mes qeverisë greke dhe partnerëve europianë rriten, Tsipras shpreson për arritjet e një marrëveshje në takimin e ardhshëm gjatë samitit të BE-së me presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, me kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe me presidentin francez Francois Hollande.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com