Kryeministri grek takim me
Trump edhe për Maqedoninë

Kryeministri grek takim me<br />Trump edhe për Maqedoninë
Kryeministri grek Aleksis Cipras në gjysmën e dytë të tetorit në Uashington do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp, ku pritet të diskutohet edhe çështja e emrit.
 
Sipas mediave helene, qeveria greke dëshiron të marrë mbështetje nga Trampi për "çështjet e hapura në rajon", siç janë çështja qipriote dhe tensionet në Detin Egje.
 
Gjithashtu Cipras do të kërkojë të ulet presioni për zgjidhjen e çështjes me emrin e Shkupit.
 
Lidhur me këtë çështje komentoi I ishkryeministri maqedonas . "Zoran Zaevi është sjellë në pushtet që të zgjidhë çështjen lidhur me emrin ashtu siç dëshiron Greqia, dhe pritet të përfundojnë zgjedhjet lokale që të fillojnë negociatat.
 
Operacioni i plotë për ndryshimin e Qeverisë është bërë për zgjidhjen e çështjes së emrit sipas modelit të Athinës".- kështu tha lideri lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duke iu përgjgijgur deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev pas kthimit nga Nju-Jorku se nuk është i gatshëm të negociojë për çështje të identitetit.
 
 "Këtë e dinë tashmë të gjithë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë Evropën. Pritet vetëm të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe të fillojnë negociatat konkrete", tha Gruevski.
 
Sipas tij, askush nuk beson se në takimin me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias, është biseduar për masa për ndërtimin e besimit, por për çështje të identitetit.
 
Në kontekst të zgjedhjeve lokale, Gruevski tha se nuk pret të jenë zgjedhje korrekte, duke qenë se ushtrohet presion mbi kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe se procedurat e fundit kanë treguar se policia do të vihet në shërbim partiak dhe për fushatë.
 
Gruevski, gjithashtu paralajmëroi se pas zgjedhjeve lokale partia e tij do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)