Kryeministri australian Scott Morrison tha të enjten se ai ka ngritur shqetësime për mundësinë e pjesëmarrjes së presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Indonezi në nëntor.

“Ideja për t'u ulur rreth një tavoline me Vladimir Putin, të cilin Shtetet e Bashkuara tashmë e akuzojnë për krime të luftës në Ukrainë, për mua është një hap shumë larg”, tha Morrison gjatë një konference për media.

“Ne kemi ngritur shqetësime për këtë. Rusia ka pushtuar Ukrainën. Dua të them se ky është një akt i dhunshëm dhe agresiv që shkatërron sundimin ndërkombëtar të ligjit”.

Ambasadori i Rusisë në Xhakartë tha të mërkurën se Putini "dëshiron të shkojë" në samitin e G20, në përgjigje të raporteve të pakonfirmuara se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë po vlerësojnë nëse Moska duhet të mbetet brenda grupit.

 Indonezia aktualisht mban kryesimin e rradhës të G20.

“G20 nuk është vetëm një samit. G20 është një proces. Ka shumë takime që janë mbajtur nga Indonezia online dhe offline dhe Rusia po merr pjesë aktive në këto takime”, u tha ambasadori rus gazetarëve në Xhakarta.


 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë