Kryeministri i Irakut shpall fitoren
kundër ISIS dhe çlirimin e Mosulit

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, i ka uruar forcat e armatosura të vendit të tij për betejën triumfuese tetëmujore për çlirimin e qytetit Mosul nga okupimi trevjeçar i militantëve të Shtetit Islamik (IS).

“Komandanti i forcave të armatosura, Haider al-Abadi, ka arritur në qytetin e çliruar në Mosul dhe i ka uruar luftëtarët heroikë dhe popullin e Irakut për fitoren e madhe”, ka njoftuar  faqja zyrtare e kryeministrisë se Irakut.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin Twitter shihet kryeministri Abadi i veshur në uniformë të zezë ushtarake dhe me kapelë, derisa arriti në Mosul për ta shpallur rimarrjen e kontrollit në këtë qytet.

Operacioni për Mosulin ishte lansuar në muajin tetor të vitit të kaluar nga forcat ushtarake irakiane, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë betejës për Mosul, që është qyteti më i madh të cilin e kanë kontrolluar militantët, janë vrarë mijëra civilë dhe afro një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se derisa beteja kryesore për Mosulin ka përfunduar, militantët ende mund të ndërmarrin sulme sporadike nga afërsia e qytetit, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, ende ka hapësira që i kontrollon.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima