Në datë 1 nëntor do të vizitojë Shqipërinë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyau. Vizita e tij vjen në kuadër të një turi në Ballkan, ndërsa do të takohet me udhëheqësit e rajonit në një samit.

Shqipëria dhe Izraeli kanë një lidhje historike miqësore. Kjo do jetë hera e parë që një kryeministër i Izraelit vjen në Shqipëri, ndërsa në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën.

Vizita e kryeministrit izraelit në Shqipëri vjen në një moment kur Tirana zyrtare ka votuar në OKB pro rezolutës që i jep Palestinës autoritetin të propozojë amendime.