IRAN- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur deklaratave të presidentit të sapozgjedhur të Iranit, se Hassan Rouhani kishte treguar fytyrën e tij të vërtetë të premten, pasi ai u citua të ketë thënë se Izraeli ishte një "plagë" që duhet të hiqet.
"Fytyra e vërtetë e Rouhanit është zbuluar më herët se sa pritej dhe ky është plani i veprimit të regjimit iranian”, tha Netanyahu.
Presidenti i ri që do të marrë postin për kreun e shtetit ditën e diel tha se “bota islamike duhet të bashkohet për t'u përballur me regjimin sionist të Izraelit”, raportoi agjensia e lajmeve gjysmë zyrtare ISNA.
Rouhani u tha gazetarëve në margjinat e një tubimi të premten që përkonte me ditën e qytetit të lashtë të Jeruzalemit se "regjimi sionist është një mbresë e vjetër në anën e botës islame që duhet të hiqet".
Iranianët thërrisnin parrulla dhe mbanin parulla e pankarta në mbështetje të palestinezëve dhe kundër SHBA-s që është aleati më i ngushtë i Izraelit.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com