Kryeministri i Kosovës Mustafa uron
Metën për zgjedhjen President

Kryeministri i Kosovës Mustafa uron<br />Metën për zgjedhjen President
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e marrjen e detyrës.

Në mesazhin i tij të urimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta shpreh besimin se Presidenti Meta do ndikojë në zhvillimin e marrëdhenjeve vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
 
“Me rastin e betimit tuaj dhe marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam nderin e madh të ju uroj, dhe shpreh dëshirat më të ngrohta, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal. Kam besimin e thellë në personalitetin tuaj dhe rolin që keni luajtur përgjatë shumë viteve në zhvillimet e gjithmbarshme në Shqipëri”,- duke shtuar se roli i Presidentin Meta do të jetë edhe më përcaktues në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë si edhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
 
“Jam i sigurt që kontributi Juaj, nga pozita e Kreut të Shtetit Shqiptar, do të jetë i fuqishëm dhe përcaktues në unitetin e brendshëm, për avancimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Shqipëria, dhe perspektivën e sigurt evropiane dhe euroatlantike. Ne, në Kosovë ju jemi përherë mirënjohës dhe falënderues ju në Shqipëri, për gjithë ndihmesën e dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kohëra të vështira, dhe tani në proceset e reja zhvillimore. Roli i Shqipërisë, në përkrahjen dhe rritjen e Kosovës është thelbësor, dhe presim që ky rol të vazhdojë të mbetet i tillë gjithmonë. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe vëllazërore, rrugët tona në të ardhmen do të jenë krah për krah, dhe në bashkëpunim të ngushtë e të thellë në të gjitha fushat. Më lejoni Zoti President, që edhe njëherë të ju uroj për detyrën e re të rëndësishme që keni pranuar, duke shprehur konsideratat më të larta dhe vlerësimin tim personal!”,
- është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në telegramin e tij të urimit.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë